Shuhet një kampion i thjeshtësisë, miku dhe shoku Gjergj Thaka!

Nuk më ka shkuar mëndja kurrë se do bëja kronikën përcjellëse të një shoku  dhe një miku me të cilin kemi jetuar dhe punuar për gati 50 vite bashkë. Por, si për çdo gjë,  kujtohemi me vonesë, atëherë edhe kur pendohemi se nuk arritëm t’ia thonim në sy se sa vlera të vërteta kishte.  Në botën e futbollit, ku unë dhe Gjergj Thaka  punuam dhe jetuam për gjysmë shekulli,  mirënjohja nuk ekziston më dhe këtë e pranojmë sa herë që humbasim një mik të shtrenjtë. Sidoqoftë, kujtimet që na lidhin me Thakën janë shumë të shtrenjta, nga ato që nuk harrohen kurrë, sepse lidhen me një kampion të thjeshtësisë, pikërisht nga ata që harrohen edhe më shpejt se të tjerët..

Brezi i gjeneratës sonë , shumë shpejt, dhe jo me respekt e mirënjohje, ka përjetuar një harresë të pamerituar.  Ndaj, Gjergji la dhe mori me vete thjeshtësinë, edukatën, vlerat shoqërore e prinderore, cilësi që zbehen çdo ditë në kohën e sotme. Nuk kemi çfarë të  dhurojmë më shumë, o Gjergj, i paharruar do të mbetesh, sepse, secili sjell me vete dhe ikën me fatin e tij.

Neptun Bajko

Mik i përjetshëm i Thakës së madh

 

 

Cili ishte Gjergj Thaka…

Datelindja 10.03.1949

Ka luajtur futboll me Partizanin nga viti 1963 deri 1978.

Ka punuar trajner me ekipin e te rinjve te Partizanit bashke me Neptun Bajkon ne vitin 1980-82.

Ka qene administrator I klubit Partizani

Ka punuar ne Komitetin Shteteror ,Federata Futbollit si specialist futbolli.

Me ndarjen e FSHF  ne vitin 1992,  punoi si shef i organizimit dhe zevendes sekretar I pergjithshem deri ne 1999.

Ne vitin 2002 u largua nga FSHF.

Ne 2006 u zgjodh anetar I Komitetit Ekzekutiv ne FSHF deri ne 2010.

Më pas punoi edhe si Administrator tek klubi Kuksit.