Shqipëria përballë Serbisë është padyshim sfida që ka marrë vëmendjen më të madhe në këto kualifikuese për Botërorin 2026, jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë Europën. Të gjithë kujtojnë atë ngjarje që ndodhi 10 vite më parë në Beograd, ku tifozët serbë u futën në fushë dhe filluan të godisnin futbollistët shqiptarë me çfarë t’u dilte përpara, me CAS-in që vendosi drejtësi duke i dhënë Kombëtares tonë fitoren në tavolinë 0-3, duke hedhur poshtë vendimin e çuditshëm nga ana e UEFA-s që bëri të kundërtën. Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, ka rrëfyer në një intervistë në Top Channel se çfarë pret nga dy sfidat e ardhshme që do të vendosin dhe fatin e Shqipërisë për një vend në Botëror. Unë mendoj se çfarë kemi përjetuar ne si komb dhe sidomos pjesa e shqiptarëve në Jugosllavi, mua mu duk që në herën e parë diçka jo e logjikshme që të përballen pastaj kjo nuk duhet të jetë një pengesë për ne. Para 10 vitesh i kemi lënë pas në klasifikim dhe është diçka që mund të bëjmë në të njëjtën mënyrë duke qenë se në grup është edhe Anglia që është favoritë për vendin e parë. Në atë kohë më ra të kisha dy lojtarë serb tek Lazio por edhe në ekipet e tjera dhe kam biseduar me ta.
sfidanti.al