Në rrjetet sociale po jo vetëm, në ekranet televizive, mediat e shkruara apo të lexuara, shqiptarët nga këtej, matanë kufirit por edhe rajoni e diaspora e kryesisht gjatë Euro 2024 krijuan një trend ku serbëve u përplasej një tog-fjalësh deri diku aspak etik dhe ajo shprehje tashmë ka hyrë edhe në zhargonin normal.
Askush sot nuk e cilëson pa shije, etikë apo edhe ofenduese e madje shumë prej nesh e konsiderojnë “edukukuese”. Pavarësisht historisë aspak miqësore me Serbinë dhe serbët, ne shqiptarët sigurisht që kemi të vërtetën në anën tonë, por ndoshta në këtë formë, sulmi ndaj rivalëve të grupit të ri eleminator, nuk është shumë sportiv dhe jo vetëm… Lojtarët kuqezinj me gjakun, ndoshta ata që e mbajnë veten me gjakun më të kuq se ne të tjerët, nuk janë përmbajtur dhe kanë pyetur nëse “janë live”, por pyetja që shtrohet është: A duket normale kjo? Mos është ndoshta më mirë t’i mposhtim në fushë…Live serbët? Mos ndoshta jemi ne ata që duhet të tregohemi të civilizuar për t’ua kthyer reston jo me rrugaçëri por me logjikë dhe qetësi?
Nga Pirro Bardhyli