Zlatan Ibrahimovic, drejtor i Milanit, ka dhënë një intervistë për ‘Sky Sport’, pak para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës. Ai foli për disa tema të rëndësishme që kanë të bëjnë me gjendjen e ekipit dhe objektivat e sezonit:
Në lidhje me formën e skuadrës, Ibrahimovic tha: “Pas ndeshjes së fundit, ata ishin të dëshpëruar dhe kanë punuar gjatë javës. Kishim një shpirt të mirë dhe do të rritemi gradualisht gjatë javës. Ata janë në formë të mirë.”
Për sa i përket mundësisë që Milani të hyjë në tetëshen më të mirë të Ligës së Kampionëve, ai tha:
“Idealja është t’i fitojmë të tria ndeshjet, kështu do të hyjmë menjëherë në tetëshen dhe do të kalojmë në çerekfinale pa pasur nevojë për play-off. Megjithatë, në letër duket e lehtë, por nuk është.”
Në fund, Ibrahimovic foli për forcën e skuadrës: “Ky ekip është më i fortë se vitin e kaluar, ka lojtarë me më shumë cilësi dhe nuk jemi më të varur nga disa lojtarë. Nuk jemi ende në 100% për sa i përket ekuilibrit, por do të rritemi dhe do të japim maksimumin.”
Zlatani gjithashtu shprehu mirënjohjen për Thiago Silva-n, duke thënë se është një lojtar i shkëlqyer dhe ka një karrierë të jashtëzakonshme.
sfidanti.al