Angli, David Coote shkarkohet nga Sektori i Arbitrave

Arbitri i skandalave në Angli, David Coote, është shkarkuar nga detyra e tij si arbitër i Premier Ligës. “Professional Game Match Officials Limited” ka bërë me dije mëngjesin e sotëm largimin e Coote nga të gjitha detyrat që ka si abitër i liçensuar pranë Federatës së Futbollit në ishull. “Veprimet e David Coote bien ndesh me parimet dhe rregullat në kontratën e individit me institucionin në fjalë. Coote ka të drejtë që të apelojë këtë vendim”, thuhet mes të tjerash nga “PGMOL”.

sfidanti.al