Ekipet e Superiores do e mbyllin aktivitetin e tyre për vitin 2024 në datën 22 dhjetor. Për t’u lënë skuadrave disa ditë pushim para kthimit në fushën e lojës në janarin e vitit 2025. Por, skuadrat patjetër duhet të mendojnë edhe për fazën përgatitore të dimrit. Dhe në këtë aspekt, Vllaznia duket një “hap” para të tjerëve. Kjo pasi drejtuesit e klubit kuqeblu po punojnë për zhvillimet e një fazë dimërore sa më cilësore dhe me kushtet maksimale. 9 herë kampionët e vendit do t’i zhvillojnë përgatitjet e dimrit në Dubai.
sfidanti.al