Fitorja e Boston Celtics ndaj Washington Wizards në sfidën e dytë gjysmëfinale të Konferencë së Lindjes në kampionatin e NBA ka bërë të lumtur edhe Floyd Mayweather. Dhe meritën më të madhe e ka Isaiah Thomas i cili në këtë përballje shënoi 53 pikë, 29 nga të cilat në periodën e katërt dhe kohën shtesë të ndeshjes duke bërë që boksieri të fitojë një bast të vendosur për të. Vetë Mayweather që është shumë i apasionuar pas vendosjes së basteve, publikoi në rrjetet sociale një foto të tij që mbante disa tufa kartmonedhash të shoqëruar me komentin: ‘Sot vura bast për Isaiah Thomas’, me basketbollistin që rezulton të jetë edhe një mik i Mayweather.
sfidanti.al