Femra perfekte e planetit? Quhet Kelly Brook

Quhet Kelly Brook dhe prej kohësh është vendosur në vendet e para të klasifikimeve si femra më sexy e planetit. Madje gjërat do të shkojnë akoma më mirë për të, pasi Universiteti i Texasit shumë shpejt do ta shpallë atë si femrën me format trupore perfekte. Ky institucion ka ndërmarrë një studim ku ka ndryshuar edhe proporcionet e fizikut femëror.

Deri tani femrat me proporcione 90-60-90 quheshin perfekte, por Kelly Brook bëri që ato të ndryshojnë dhe tani si  pikë referimi merren proporcionet 99-63-91 që janë pikërisht përmasat e Kelly Brook e cila jo pak herë është shfaqur në formë natyrale. Perfekte në fizik, Kelly Brook tashmë i është përkushtuar kopshtarisë dhe ai që ka në vilë është po aq spektakolar sa ajo vetë. Nëse ajo vendos të marrë pjesë në ndonjë konkurs do të ketë mundësite maksimale për të fituar.

sfidanti.al.