Kvaratskhelia-Napoli vijojnë negociatat për të rinovuar kontratën aktuale, por mes tyre futet fuqishëm Man.United. Me Amorim në stol, “djajtë e kuq” do të kërkojnë në merkato një sulmues krahu, Kvara është perfekt për skemën që aplikon tekniku portugez, 3-4-3. United po përpiqet të josh në distancë sulmuesin gjeorgjian duke i ofruar 8 milionë euro neto në sezon, plus bonuse. Në fakt, kjo nuk është oferta më e mirë në treg për Kvaratskhelia-n pasi PSG në verë i ofrojë 10 milionë euro. Nëse Kvara vendos të mos pranojë ofertën e Napolit për të rinovuar kontratën e tij aktuale, atëherë Man.United duhet të paguajë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, aq sa është klauzola e largimit. Sigurisht kjo nuk është një shifër e vogël, aq më tepër që “djajtë e kuq” investuan vetëm në verën e shkuar 214 milionë euro duke afruar në “Old Trafford” lojtarë si Yoro, De Ligt, Ugarte, Zirkzee dhe Mazraoui. Pavarësisht këtij fakti, Amorim kërkon përforcime, i vetëdijshëm se United e ka potencialin ekonomik për të bërë një blerje të tillë 100 milionëshe. Amorim e di shumë mirë shprehjen që thuhet në Angli: “Man.United është një klub shumë i madhe sa për të dështuar”.
sfidanti.al