FSHF bën teatër me futbollin dhe Tiranën

Pasi e “mbylli njërin sy” duke i treguar njëkohësisht Tiranës se kush e bën ligjin në futbollin e Superiores me atë dënim ekstrem duke i mohuar tifozët gjithë sezonin, FSHF tashmë e lëshon litarin ndaj bardhebluve duke i konfirmuar se është përsëri ky institucion që mund t’ia lirojë kur të dëshirojë. Sikur të mos mjaftonte hapja e dyerve pas dënimit që ngriti gjithë atë tymnajë, FSHF e bën “detin kos” duke i treguar zemërgjerësinë e “bamirësit” klubit më të titulluar pasi e rikthen në “Air Albania”. Në këtë mënyrë të gjithë janë të kënaqur dhe zhurma për pezullimin e tifozëve venitet. “Ligji në dorën e Maliqit”, rregullat të dorën e FSHF-së që i interpreton, ashpërson dhe liron sa herë ndryshon humori i ditës në kullën e fildishtë.

Nga Pirro Bardhyli