Anektoda me Derbin… si ajo me priftin !

Tamam si tek anektoda dhe kjo historia e Derbit, Tirana-Partizani.  Një herë merr mallkimin e “priftiti të futbollit” dhe një herë merr..bekimin e tij .  Anektoda e vjetër:  prifti shkon në një fshat dhe shikon njerëzit e lumtur dhe të bashkuar   me njëri –tjetrin. Çfarë po pinë që janë kaq të gëzueshëm, pyeti prifti : Po pinë raki manaferre !-   i thanë.

E bekuar qoftë ferra –  tha prifti, duke shkuar  tek një fshat tjetër, aty pranë. Kur u kthye .. tek fshati i lumturisë, kishte plasur sherri…

  • Po këta ishin të lumtur , ç‘patën tani? –pyeti ai.
  • Pinë shumë raki dhe tani nuk puthen , por godasin njëri-tjetrin me grushte- i thanë priftit.
  • Mallkuar qoftë ferra ! – shtoi prifti..

Ata që e dëgjuan, i thanë priftit : “ Jo prift, ferra e mori një herë uratën, tani mos e mallko…”

Edhe kjo puna e Derbit, Tirana-Partizani, kjo “ferra “ e fundit e futbollit tonë , e  mori një herë mallkimin e FSHF-së ,  po tani  si ta pranojnë ..bekimin e saj.Një herë e dënuan ashpër, pa tifozë deri në fund të sezonit,  pastaj e fallen me kushtin ,  që ta mbushin stadiumin plot e përplot, të shiten gjithë biletat, dhe askush  të mos guxojë të pi  “raki manaferre” dhe të hedhë ‘bomba ne fushë”  ..sepse mallkimi është gati!

Sfidanti.al