Kjo paska qënë loja ! Ah kjo Kombëtarja, ah ky Silvinjo, që ndryshoi sapo u bë qytetar nderi si puna jonë. Pale ky presidenti Duka, “Nastradini i palodhur ” që u shfaq prapë për të na treguar përrallën e radhës para ndeshjes me Ukrainën. Premtuan vendin e parë dhe merituan vendin e fundit! Skenar perfekt për të shitur bileta të shtrenjta për një futboll tejet te lirë. Nuk e themi, por brenda s’mbahet dot :Kombëtarja na është shndërruar si një Parti , por me top dhe pa top, që premton shumë, të kushton edhe më shumë për ta parë, të gënjen dhe nuk mban përgjegjësi për atë që ndodh !
Cili e ka fajin ? Ka një trekëndsh të “Bermudës” edhe në hapësirën tonë kuqezi , që fromëzohet nga futbollistët, nga Silvinjo dhe presidenti Duka. Kur bashkohet treshja, në një natë si kjo me Ukrahinën, apo ajo me Çekinë, nuk humbet “avioni”, por humbet vetë trupi i futbollit!
Tashmë e dimë me sy mbyllur që Kombëtarja refuzon ta luajë pjesën e parë, madje ka një lloj alergjie patologjike që zgjat 45 minuta. Dhe kjo ka ndodhur tri ndeshjet e fundit. Por, kjo me Ukrainën plasi puseten, pasi ishte kulmi i një dezertimi kolektiv, që ndizte edhe fitilin e ..dyshimit. Nuk dimë se çfarë ilaçi ishte përdorur nga trajneri 1 apo nga “trajneri 2” si do ta sajonim fantazmën ne pjesen e pare , por dimë se futbollistët na kënduan me pathos vargjet e himnit “Kush nga lufta largohet, është lindur tradhëtar…”
Sfidanti.al