Futbollisti i Manchester United, Chris Smalling në muajin korrik do të shkojë në altar për t’u martuar me të fejuarën e tij Sam Cooke në liqenin e Comos në Itali, një eveniment që do të shoqërohet me udhëtime shumë të gjata që cifti do të ndërmarrë përpara dhe pas ceremonisë së martesës. Kështu, Smalling gjatë muajve të verës do të jetë i përfshirë në një turne veror me skuadrën e tij në Las Vegas që do të thotë se ai do të kryejë 10100 milje udhëtim. Në krahun tjetër, Sam Cooke javën e kaluar përshkoi 8300 milje në drejtim të Barbados së bashku me familjarët dhe miqtë e saj. Më pas do të jenë 2000 miljet që Smalling e Cooke do të përshkojnë në drejtim të Italisë, pikërisht në Liqenin e Comos që konsiderohet si vendi ku fshihen shumë yje të Hollywoodit. Muaji i mjaltit është parashikuar të përjetohet në brigjet e ishujve të mahnitshëm Sejshell dhe për të shkuar deri atje, cifti do të udhëtojë për plot 10400 milje. Po të bësh llogaritë Chris Smalling e Sam Cooke do të udhëtojnë në total për 30800 milje. 27 vjecari Chris Smalling i bëri propozimin Cooke vitin e kaluar gjatë një udhëtimi në Bali, një aventurë që u kthye në një makth me futbollistin që përfundoi në spital për shkak të helmimit të ushqimit që i shkaktoi një kolaps dhe dëmtim në kokë.
sfidanti.al