Federata Evropiane e Atletikës propozon masa strikte për të luftuar fenomenin e dopingut. Qeveria e këtin sporti në Kontinentin e Vjetër kërkon që të përpilohet një metodë e re e klasifikimit si dhe arkivimin e të gjithë rekordeve evropiane të vendosura në të kaluarën. Një tjetër masë e propozuar nga Federata Evropiane e Atletikës është dhe kryerja e kontrolleve më të shpeshta e më rigorozë antidoping tek sportistët. Ky propozim i EA do të studiohet nga bordi drejtues i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës në mbledhjen që ai do të mbajë në muajin gusht. Nëse propozimi do të pranohet, atëherë rekordet e vjetra evropiane në sportin e atletikës do të fshihen përfundimisht. Në këtë listë përfshihen rekordi i Pietro Menneas në garën e 200 m në 1979, ai i Isinbayevës në kërcimin me shkop apo dhe rekordi në 3 hapësh i britanikut Jonathan Edwards.
sfidanti.al