Takimi mes Dan Friedkin dhe Claudio Ranieri përfundoi pozitivisht dhe për këtë arsye ai do të marrë trashëgiminë e të shkarkuarit Ivan Juric në pankinën e Romës. Presidenti verdhekuq dhe trajneri u takuan në një hotel në Londër dhe mbyllën negociatat, tani presim vetëm njoftimin zyrtar. Ish-trajneri i Cagliarit, i cili në fund të sezonit të kaluar shpalli lamtumirën, do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe do të drejtojë stërvitjen e parë të enjten. Për Ranierin, 73 vjeç, do të jetë aventura e tretë te verdhekuqtë si trajner, pas asaj dyvjeçare 2009-2011, e cila përfundoi me dorëheqjen e tij në mesin e sezonit të dytë dhe pas parantezës së pranverës 2019, kur mori drejtimin nga Di Francesco i shkarkuar.
sfidanti.al