Paraguaji ndalon fanellën e Mesit në stadium

Nga Amerika Latine vjen një lajm aspak i zakontë. Natën mes së enjtes dhe të premtes Paraguai pret Argjentinën ndërsa në stadium të gjithë tifozët miq janë paralajmëruar që të mos marrin me vete fanella specifike. Presidenti i Federatës Paraguaiane të Futbollit, Fernando Villasboa, gjatë një interviste për “Radio La Red” tha: “Tifozët të cilët do të mbajnë bluzën e Argjentinës, Barcelonës dhe Inter Majemit me emrin e Mesit nuk do të lejohen të futen në stadium”. Sipas numrit një të Federatës këto masa merren për të siguruar rend dhe rregull brenda stadiumit. Në kualifikueset e Amerikës së Jugut të vlefshme për Botërorin 2026, Argjentina mban vendin e parë me 22 pikë pas dhjetë ndeshjesh ndërsa  Paraguai ka grumbulluar 13.

sfidanti.al