Nuk dihet nëse ka ekip më të veçantë sesa ky. Bota është e madhe dhe ka shumë çudira, veçse një skuadër e krijuar për nder të një ish-udhëheqësi shteti, nuk ndodh shpesh, dhe ky klub ka një histori krejt të vetën. Emri I tij është FC Arkadag, ndodhet në Turkmenistan dhe një ditë më parë i dha fund serisë më të gjatë pa humbje që njeh futbolli. Arkadag u mund 2-3 në fushën e ekipit nga Kuvajti, Al Arabi, në një sfidë të vlefshme për Çellënxh Ligë, një nga kupat e Azisë për klubet. Kjo disfatë do të thotë se skuadra turkmene e ndaloi serinë e saj të pathyeshmërisë në 59 ndeshje radhazi. Klubi I futbollit Arkadag I përket qytetit me të njëjtin emër, që u themelua në 2023 për nder të ish-diktatorit të Turkmenistanit, Gurbanguli Berdimuhamedov. Edhe ekipi u themelua në 1 1 prill 2023, dhe nuk kishte humbur asnjë nga 59 ndeshjet e luajtura deri tani. Jo vetëm kaq, por Arkadag I kishte fituar të 59 ndeshjet, nga të cilat 57 në kampionat dhe 2 në Azi. Gjithsesi, ky rekord nuk është zyrtar, pasi nuk njihet nga FIFA, dhe kjo sepse është e pamundur të kontrollohen statistikat në Turkmenistan.
sfidanti.al