Në minutën e 89-të të takimit, me rezultatin 2-1 në favor të Fluminenses, Mano Menezes po përgatitej të bënte një zëvendësim të dyfishtë. Teksa trajneri jepte udhëzime, Marcelo komentoi diçka që nuk i pëlqeu trajnerit, i cili ka reaguar menjëherë, duke u përballur me lojtarin dhe madje e ka shtyrë drejt stolit. Në konferencën e mëpasshme për shtyp, Menezes shmangu zbulimin e frazës së saktë që i kishte thënë Marcelos. Sikur të mos mjaftonte kjo përplasje, Fluminense humbi dy pikë pas golit të barazimit të Grêmios në minutën e 99-të.
sfidanti.al