Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nën ethet e zgjedhjeve përballë të cilave bota e sportit nuk është indiferente. Le Bron James është më i fundit mes ikonave të kësaj bote që merr një pozicion të qartë sa i përket këtij argumenti që ka ndarë më shumë se kurrë SHBA.
Duke përdorur profilin e tij në “X”, LeBron postoi një video ku evidentoheshin disa fraza me sfond racist të Donald Trump. “Për çfarë po flasim?? Kur mendoj për fëmijët e mi dhe si do të rriten, zgjedhja më duket e qartë: VOTO KAMALA HARRIS!!!”, ishte komenti i yllit të Lakers. James, i cili në të kaluarën kishte mbështetur kandidatët e propozuar nga Partia Demokratike, ka patur një përplasje të drejtpërdrejtë me ish-banorin e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Trump.
Episodi daton në polemikën e njohur mes Trump dhe Golden State Ëarriors, të cilët kishin refuzuar të festonin titullin e fituar sipas traditës me një vizitë në Uashington në shoqërinë e Presidentit. Në atë kohë LeBron ndërhyri duke e quajtur Trump një “leckaman”. Apeli i James ishte i fundit mes yjeve të NBA pasi më parë këtë qëndrim, pra votën pro Harris, e kishin mbajtur edhe Steve Kerr dhe Steph Curry. Të gjithë yjet e NBA janë përshëndetur nga ish-presidenti Barack Obama, i cili i falënderoi për faktin se bënë publik qëndrimet e tyre sa i përket zgjedhjes së pasuesit të Joe Biden.
sfidanti.al