Lautaro: Dua të fitoj Champions League si kapiten i Interit

Iu afrua shumë në vitin 2023 në Stamboll, kur Interi u mund në finale nga Manchester City, por Champions League mbetet ende një objektiv shumë i rëndësishëm për Lautaro Martinez. “Gjithmonë them se është kënaqësi të fitosh trofe. Është e vërtetë që tashmë kam pasur fatin të fitoj shumë me kombëtaren dhe me klubin tim, por ju gjithmonë duhet të synojmë të fitojmë trofeun e ardhshëm. Sigurisht që ngritja e Ligës së Kampionëve si kapiten do të ishte një qershia mbi tortë”, kanë thënë sulmuesi argjentinas i zikaltërve në një intervistë për Icon Magazine. Lautaro ishte protagonist në fitoren e mbrëmshme në fushën e Empolit, në të cilën shënoi golin e tretë të sfidës, duke arritur në kuotën e 134 golave me fanellën e Interit dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e zikaltërve.

sfidanti.al