Pas përfundimit të epokës së Erik ten Hag në pankinën e Manchester United, klubi tani po vlerëson se kush do të jetë menaxheri që do të duhet të ringjallë një sezon që filloi me shumë vështirësi. Djajtë e Kuq kanë zgjedhur Ruud van Nistelrooij si trajner të përkohshëm, por sipas zërave të fundit, objektivi numër një mund të jetë Xavi. Daily Mail raporton një takim mes ish-lojtarit të Barcelonës dhe Omar Berrada, CEO i anglezëve, i cili ka ndodhur rreth dhjetë ditë më parë. Pistat e tjera çojnë te Edin Terzic (aktualisht pa ekip) dhe Thomas Frank (Brentford).
sfidanti.al