Java e 11 e kampionatit luhet të mërkurën dhe të enjten

Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të mërkurën dhe të enjten. Laçi-Egnatia dhe Tirana-Vllaznia janë dy sfidat e para të javës që do të luhen në orën 14:00. Klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia do të zhvillohet në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes, ndërsa në stadiumin e Laçit do të luhet takimi Laçi-Egnatia. Dita e mërkurë do të mbyllet me takimin Skënderbeu-Partizani. Ndeshja do të luhet në Korçë në stadiumin “Skënderbeu”, në orën 17:00. Të enjten në orën 17:00 do të luhen dy ndeshjet e fundit të javës së 11-të. Dinamo City-Bylis do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa Teuta-AF Elbasani në “Niko Dovana”.

sfidanti.al