Van Dijk për të ardhmen: Jam i qetë

Pas barazimit 2-2 të Liverpoolit me Arsenalin në Emirates Stadium, mbrojtësi holandez Virgil van Dijk foli për mediat angleze dhe ngriti sërish dyshimet për të ardhmen e tij. Mbrojtësi 33-vjeçar i skadon kontrata në fund të sezonit, ndaj nëse nuk rinovon kontratën mund të largohet nga Reds pa lënë asnjë para në arkën e klubit. “Jam shumë i qetë. E kam thënë tashmë shumë herë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Po e shijoj futbollin tim, ndihem shumë mirë fizikisht dhe mendërisht. Ndihem në një moment të mirë. Nuk ka asgjë tjetër për të thënë, dua të vazhdoj të shijoj çdo lojë, sepse është bukur”.

sfidanti.al