Çmimi i Madh i Meksikës ishte gara e radhës ku Maks Vershtapen tregoi se është një pilot shumë agresiv. Holandezi pati dy kontakte me Lando Norris ndërsa u penzalizua dy herë me nga 10 sekonda. Komunikimi me mekanikët dhe skuadrën në bokse ka qenë i sinqertë për pilotin e McLaren, i cili tha: “Ky djalë është i rrezikshëm. Unë isha shumë përpara tij dhe frenova për të evituar të përplaseshim. Evitova që të më dërgonte në mur, aty do të përfundoja”.
sfidanti.al