Humbja e thellë përballë Barcelonës nuk mund të kalonte pa zhurmë në Madrid. Sipas shtypit spanjoll krerët e lartë të skuadrës kanë drejtuar gishtin nga përgatitësi atletik i ekipit, i cili është njëkohësisht edhe njeriu i besuar i Karlo Ançelotit. Bëhët fjalë për Pintus, i cili shikohet si përgjegjësi kryesor për kolapsin fizik të skuadrës madrilene në pjesën e dytë përballë Barcelonës. Mediet spanjolle kanë bërë me dije se ky sulm karshi Pintus nuk është rastësor pasi interpretohet edhe si një sulm ndaj Karlo Ançeloti, i cili ka humbur besimin e Florentino Perez.
sfidanti.al