Adrion Pajaziti është dëmtuar në sfidën e djeshme mes Goricës dhe Istrës. Kujtojmë se mesfushori 21-vjeçar është në huazim te Gorica nga klubi i Fulham. Fati i keq për të, që në minutën e gjashtë të takimit pësoi një dëmtim. Zëvendësimi ishte i detyruar dy minuta më pas te skuadra kroate pasi Pajaziti nuk mund të vazhdonte. Kujtojmë se Pajaziti ishte surprizë nga Silvinjo në listën e Kombëtares për tetorin. Tashmë mbetet për t’u parë cila është shkalla e dëmtimit.
sfidanti.al