Dje janë luajtur dy ndeshje të vlefshme për javën e 10-të të Superligës në Kosovë. Malisheva dhe Drita barazuan pa gola, teksa Suhareka mposhti me rezultatin 2-1 Prishtinën në shtëpi. Me tri pikët e fituara, Suhareka pozicionohet në vendin e katërt me dy pikë më pak se Ballkani kryesues. Ndërkohë kanë dhe një ndeshje më shumë për të luajtur. Një pozitë më poshtë ndodhet Drita, që ndërkohë është tre pikë larg po me dy ndeshje më shumë për të luajtur. Prishtina ndërkohë ndodhet në të njëjtën pozitë si Drita. Aktualisht Malisheva dhe Ballkani kryesojnë me pikë të barabarta. Rivalitet mjaft i madh për kreun e tabelës në Superligën e Kosovës.
sfidanti.al