I ka shënuar gol Realit, ndahet papritur nga jeta futbollisti 35-vjeçar

Pasditen e sotme, nga Franca është shpërndarë lajmi tragjik për vdekjen e Abdelaziz Barrada, ish-lojtar i Getafes dhe Olympique Marseille. Ish-futbollisti i kombëtares marokene i kishte dhënë goditjet e fundit si futbollist në divizionin e katërt francez dhe sipas medias ‘Le360 Sport’ ndarja e parakohshme nga jeta ndodhi për shkak të një ataku kardiak. Abde Barrada luajti për Getafen midis 2011 dhe 2013, duke shënuar një gol kundër Realit Madridit dhe duke dhënë një tjetër asist kundër Atléticos së Madrid. Pas dy sezonesh me Getafen, marokeni u transferua tek Al Jazzira. Pas një kohe të shkurtër në ligën saudite, Barrada përfundoi tek Olympique Marseille, ku fitoi dashurinë e tifozëve. Megjithatë, ai do të kthehej në Lindjen e Mesme në vitin 2016 për të luajtur për Al-Nassr, ku tani luan Cristiano Ronaldo. Pas një aventure të re në Türkiye, Abde u kthye në Spanjë, konkretisht në Gimnàstic de Tarragona, ku luajti vetëm 145 minuta. Kohët e fundit ishte transferuar në Francë, ku edhe jetonte, duke luajtur në divizionin e katërt.

sfidanti.al