Vinicius jr. me sytë nga “Topi i Artë”

Vinicius jr. shpreson se do të jetë ai që do të fitojë “Topin e Artë”, në ceremoninë që do të mbahet të hënën. Pas ndeshjes së Champions League kundër Borussia Dortmund, sulmuesi brazilian i Realit të Madridit u shpreh se gjithmonë ka ëndëruar fitimin e këtij trofeu individual. “Tifozët e Brazilit dhe në mbarë botën janë gjithmonë të rëndësishëm. Ata më kanë mbështetur gjithmonë, që kur kam ardhur këtu në moshën 18-vjeçare. Gjithmonë kam thënë se doja ta fitoja këtë çmim për të gjithë brazilianët, shpresoj që të hënën të ndodhë kështu”, tha Vinicius.

sfidanti.al