Segunda, Uzuni në formacionin e javës

Myrto Uzuni ka treguar se është një nga elementët më të çmuar të skuadrës së Granadas, duke shënuar gola me peshë për ekipin e tij.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare la pas dëmtimin dhe u rikthyer në fushën e blertë fundjavën që lamë pas, duke shënuar 2 gola në fitoren 4-0 të Granadas përballë Tenerifes në kampionat (LaLiga 2). Sulmuesi kuqezi ngjitet në kuotën e 4 golave të shënuar në kampionat këtë sezon pas këtij dygolëshi.Performanca e Uzunit është vlerësuar nga faqja e specializuar e statistikave Sofascore, që e ka përzgjedhur sulmuesin shqiptar në formacionin e javës në LaLiga 2, duke e vlerësuar me notën 8.9.

 

sfidanti.al