Asllani dhe Zieliński humbin transfertën romane

Interi ka bërë me dije se Piotr Zieliński dhe Kristjan Asllani nuk kanë udhëtuar me ekipin drejt Romës. Të dy mesfushorët janë dëmtuar në takimet me Kombëtaret respektive. Për polakun bëhet fjalë për një dëmtim muskulor ndërsa shqiptari ka dëmtuar gjurin. Interi sfidon nesër mbrëma Romën në “Olimpico”.

sfidanti.al