Sandro Macola ka qenë dhe mbetet një nga emblemat e futbollit italian, por sidomos e Interit. Futbollisti i madh i viteve 60-të është njohur si një zotëri i vërtetë, veçse as klasi dhe kultura e tij nuk mund ta përballojnë zemërimin nga kjo që po ndodh me skuadrën e tij të zemrës. “Shpresoj që kinezët të bëjnë gjënë e duhur, – shprehet ai, – të largojnë nga Interi këdo që nuk është i denjë për këtë fanelë. Pioli të qendrojë, por shumë nuk e meritojnë të jenë aty”.
Ëndrra e madhe e Macolës (dhe e tifozëve) është ardhja e Mesit, pasi po flitet se Suning e ka në plan. “Këta këtu (kinezët) e kanë forcën për të marrë gjithçka duan, – vazhdoi ish-ylli zikaltër, – nëse vjen Mesi, do të thotë se mund të kthehemi sërish më të mirët në Itali”. Macola ka një kritikë edhe për Serinë A, dhe një lavdërim për Napolin. “Nëse do të mungonte Napoli, në Serinë A nuk do t’ia vlente të shikoje ndeshje, do të ishte mërzi, ndërsa ekipi i Sarrit mendon vetëm për të sulmuar dhe për të shënuar gola. Insinje, pastaj, më kujton një farë … Macola”.
Sfidanti.al