Politanos i grabisin makinën

Aventurat jashtë fushës për lojtarët e Napolit duket se nuk mbarojnë kurrë. Pas David Neres dhe Juan Jesus, protagonist fatkeq është Matteo Politano. Në fakt, mbrëmjen e së mërkurës së 9 tetorit, sulmuesit italian i grabitën makinën. Sipas rikonstruksioneve fillestare, të konfirmuara edhe nga burime brenda klubit napolitan, Politano ishte duke darkuar në një restorant në Posillipo dhe kur u largua nuk gjeti Smartin e tij i cili ishte i parkuar jashtë lokalit. Sipas lajmeve që vijnë nga Napoli, e shoqja e futbollistit ka denoncuar tashmë në polici. Është episodi i tretë i grabitjes ndaj futbollistëve të De Laurentiis në pak më shumë se një muaj, pasi në mbrëmjen e 31 gushtit David Neres iu drejtua arma në fytyrë për t’i vjedhur orën dhe tentativa për vjedhjen e makinës së tij të denoncuar dje në rrjetet sociale nga mbrojtësi Juan Jesus. Megjithatë, sipas hetuesve të Policisë së Napolit, këto ngjarje nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën. Për më tepër, duket se vetëm në rastin e Juan Jesusit, hajdutët ishin mësuar me përdorimin e teknologjisë që vepronin, për shkak të pajisjeve GPS të gjetura në makinë.

sfidanti.al