S’ka më kohë për Ten Hag

Sër Xhim Ratklif, numri një i Mançester Junajtid, për herë të parë nuk ka mbështetur në publik trajneri Erik ten Hag, i cili pas barazimit në Porto, duket se i ka orët e numëruara. Ratklif ishte sot në “American Cup” për të ndjekur nga afër skuadrën e tij në garën e njohur të velave, dhe pasi u prezantua përballë gazetarëve për BBC nuk pranoi që ti përgjigjej pyetjes nëse ka ose jo besim te trajneri holandez. “Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Unë e pëlqej shumë Erikun, madje mendoj se është një trajner i mirë, por nuk është vendimi im nëse ai do të vazhdojë ose jo të jetë trajner i Junajtid. Për të administruar Junajtid kemi një bord të përbërë nga profesionistë”, tha Sër Xhim Ratklif, numri një i ”INEOS”.

sfidanti.al