Talenti 16-vjeçar fut në sherr Anglinë me Portugalinë

Mateus Mané shkakton përplasje mes dy federatave të futbollit, të Anglisë dhe Portugalisë. Sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, i lindur në Barreiro në vitin 2007, por me shtetësi të dyfishtë anglo-portugeze, në fakt u thirr nga kombëtarja portugeze U-18 pikërisht një ditë pas trajneri i “Tre Luanëve” U18, Liam Bramley, i kishte dërguar gjithashtu ftesë për grumbullimin, në Marbella, të planifikuar gjatë këtij muaji tetor. Mané, të paktën tani për tani, mund të thirret nga të dyja kombëtaret, edhe nëse sezonin e kaluar ka luajtur për kombëtaren e Portugalisë U-17 (tri paraqitje me 179 minuta lojë). Një zgjedhje që talenti i ri duket se nuk dëshiron ta konfirmojë megjithatë, duke qenë se si Wolves ashtu edhe Anglia kanë konfirmuar se ai nuk do të luajë më për Portugalinë, por për përfaqësuesen angleze.

sfidanti.al