Maldini Kacurri debutoi me Arsenalin, më 25 shtator kundër Bolton, sfidë e fituar 5-1 nga “Topçinjtë”. Moment historik për mbrojtësin shqiptar, që ka marrë shumë urime pas debutimit. Sigurisht që më i veçanti ishte nga legjenda e Milanit, Paolo Maldini. Ish-mbrojtësi komentoi “Urime Maldini” në postimin e Kacurrit, që mban emrin falë legjendës së Milanit. “Moment krenarie për mua dhe familjen time që të debutoja me Arsenalin, eksperiencë e paharrueshme. Do vazhdojmë të punojmë”, shkruante Kacurri në postimin pas ndeshjes në “Carabao Cup”.
sfidanti.al