E quajnë Komisioni i Disiplinës , është “gijotina e futbollit”…

 E quajnë “gijotina e FSHF-së” dhe është padyshim Komisioni që nuk lodhet duke dënuar fëmijë dhe burrat e futbollit. I ramë tam-tameve se ndërtuam stadiumin më të mirë në Ballkan apo nga më të mirët në Europë me “Air Albanian”, e vërteta është se kemi Komisionin e Disiplinës më të “fortë” në Ballkan, madje edhe në Europë. Ngjasojnë si çarçfarë të gjatë listat e dënimive të  futbollistëve dhe gjobat janë bërë me kate dhe me shtesë katesh, për të pritur një ditë konvertimi ku tundet e shkundet vota bashkë me votuesin..

…Në mbledhjen e fundit te Komisionit te Disiplinës pati dhe një dënim “special” : babë e bir ! Janë dënuar me 4 ndeshje Refik dhe Grent Halili të Tiranës, për shkak të dhunes në ndeshjen derbi te U-19-të , Tirana – Partizani. 

Kishte përplasje mes futbollisteve pas ndeshjes, dhe fajin e kishte vetem “familja”. Sa e sa ndeshje përfundojnë me  qoka dhune, por ka ndryshuar me kohë kursi i dashurisë ne kambizmin e topit. Ta mbaj mend Tirana, disa vite më parë,  kur mbushi 100 vite. Sa e donin shefat, pale arbitrat,  e donte  shumë edhe ai që nuk do njeri..Komisioni i Disiplinës !

Sfidanti.al