Padyshim që statistikat kanë rëndësinë e tyre dhe kjo kur mbahen në një kampionat si i joni, por serioziteti i institucionit të futbollit lë për të dëshiruar në një pikë. Nuk ka asgjë të keqe kur trajnerët e ekipeve kombëtare bëjnë vlerësime dhe nxjerrin lojtarin më të mirë të ndeshjes apo edhe formacionin e javës, por mënyra sesi inkuadrohet në Superioren tonë, është e stilit “allashqiptarçe”. Jemi në javën e shtatë të kampionatit dhe tani FSHF-ja kujtohet se do të zgjedhë lojtarin e javës dhe formacionin më të mirë. Diçka serioze niset kur është për t’u nisur, logjikisht në javën e parë të kampionatit, bashkëngjitur me një njoftim ku thuhen risitë e këtij sezoni.
sfidanti.al