Çështja Rashford, shpërthen trajneri Ten Hag

Erik Ten Hag flet përsëri. Pasi barazimi zhgënjyes 0-0 me Crystal Palace, menaxheri i Djajve të Kuq u nxit me një pyetje në lidhje me menaxhimin e Marcus Rashford, i lënë në stol në barazimin e së shtunës në Premier League, pavarësisht performancës së tij të shkëlqyer në Carabao Cup kundër Barnsley(dopietë dhe assist).

Një zgjedhje e bërë për të favorizuar përfshirjen e Alejandro Garnacho dhe Amad Diallo, me 26-vjeçarin që zëvendësoi Joshua Zirkzee. Kjo shkaktoi një reagim nga eksperti i Sky Sports në Mbretërinë e Bashkuar, Jamie Redknapp, i cili tha se “natyrisht diçka ndodhi” që bëri që Ten Hag të linte Rashford jashtë. Një teori e hedhur poshtë dhe e cilësuar si “i çmendur” pas ndeshjes nga Ten Hag, i cili tha se ai thjesht po bënte rotacion: “Askush nuk ka të drejtë të bëjë spekulime nëse nuk e di se çfarë po ndodh”. “Nuk i kuptova kritikat. Njerëzit nuk kanë të drejtë të spekulojnë. Nëse jap një shpjegim – tha Ten Hag -, ata duhet t’u besojnë fjalëve të mia. Nëse nuk e bëjnë, nuk është e drejtë”.

 

sfidanti.al