Ancelotti dhe dëmtimi i Ter Stegen: Bota e futbollit duhet të reflektojë

Fillimi perfekt i sezonit të Barcelonës u zbeh vetëm nga… dëmtimet. I fundit është veçanërisht i rëndë sepse do t’i privojë Blaugranët nga portieri i tyre titullar për të gjithë sezonin. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes të fituar 5-1 në fushën e Villarrealit, Marc-André ter Stegen u largua me lot në barelë dhe është transportuar në spital për analiza. Gjerman pësoi një dëmtim të rëndë në gjurin e tij të djathtë dhe do të kthehet pas tetë muajsh. Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i ka uruar shërim të shpejtë numrit një katalanas: “Dua t’ju them se jam shumë i pikëlluar për dëmtimin e lojtarëve të rëndësishëm si Ter Stegen, një nga portierët më të mirë në botë. Shpresoj që ai të shërohet shpejt. Shumë ndeshje? Për momentin nuk mund të bëjmë shumë, sepse siç thashë asgjë nuk do të ndryshojë këtë sezon, por ne mund të reflektojmë. Bota e futbollit duhet ta bëjë këtë”.

sfidanti.al