Fillimi perfekt i sezonit të Barcelonës u zbeh vetëm nga… dëmtimet. I fundit është veçanërisht i rëndë sepse do t’i privojë Blaugranët nga portieri i tyre titullar për të gjithë sezonin. Në fund të pjesës së parë të ndeshjes të fituar 5-1 në fushën e Villarrealit, Marc-André ter Stegen u largua me lot në barelë