Statistikat e derbit, Partizani i pamposhtur prej dy vitesh

Partizani dhe Tirana përballen të shtunën në “Air Albania” nëorën 20:00 në derbin e parë të këtij sezoni. Kjo ndeshje I gjenskuadrat në një situatë krejt ndryshe nga prilli, kur u luajt beteja e fundit mes tyre. Shumë lojtarë në të dyja kampet, por veçanërisht te Tirana, janë larguar dhe të tjerë kanë ardhur.

Stolat gjithashtu kanë ndryshuar. Ato që nuk ndryshojnë janë shifrat, me Partizanin, që nuk humb në derbi që nga dhjetori ivitit 2022, kur i mposhtte Xhixha me një paraqitje fantastike. Më pas, në shtatë ndeshje gjithçka ka folur për “demat”.

BILANCI – 174 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dheTiranës në periudhën 1947-2024 në të gjitha kompeticionet: Kupëdhe kampionat. Partizani ka fituar më shumë sesa Tirana nëderbi, plot 73 ndeshje. Bardheblutë numërojnë 47 fitore. 54 ndeshjetë tjera janë mbyllur në barazim.

GOLAVARAZHI – 236 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 188 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi për Partizanin janë shënuar nga Maget Gueje me një dopietë spektakolare, qëhidhte në tapet bardheblutë. Në anën tjetër shënonte KristalAbazaj, por nuk mjaftonte. Për tu shënuar është fakti se të dykëta lojtarë nuk janë më pjesë e skuadrave respektive. Ndeshjae 28 prillit përfundoi me shifrat 1-2 për “demat”, që nuk humbasin prej shtatë derbesh radhazi.

DIFERENCA – Ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadravekanë përfunduar me këto rezultate: 12/10/13 Partizani-Tirana1-0; 07/02/14 Tirana-Partizani 1-0; 22/03/14 Partizani-Tirana1-1; 26/09/14 Tirana-Partizani 0-0; 08/12/14 Partizani-Tirana2-0; 13/03/15 Tirana-Partizani 1-2; 04/05/15 Partizani-Tirana2-2; 03/10/15 Partizani- Tirana 1-0; 07/12/15 Tirana-Partizani0-0; 04/03/16 Partizani- Tirana 2-0; 04/05/16 Tirana-Partizani2-2; 25/09/16 Partizani-Tirana 0-0; 01-02/12/17 Tirana-Partizani 0-0; 20/02/17 Partizani-Tirana 2-1; 28/04/17 Tirana-Partizani 1-2; 28/09/18 Tirana-Partizani 0-1; 30/11/2018 PartizaniTirana 2-1; 01/03/19 Tirana-Partizani 0-0; 12/05/19 PartizaniTirana 2-1; 29/09/19 Tirana-Partizani 1-2; 13/12/19 PartizaniTirana 1-2; 28/02/20 Tirana-Partizani 5-1; 10/07/20 PartizaniTirana 1-1; 4/12/2020 Tirana-Partizani 0-0); 21/01/2021 Partizani-Tirana 1-0; 13/03/21 Tirana-Partizani 1-2; 13.05/21 Partizani-Tirana 0-0; 25/10/21 Tirana-Partizani 1-1; 23/12/21 Partizani-Tirana 1-2; 05/03/2022 Tirana-Partizani 0-0; 07/05/2022Partizani-Tirana 1-2; 02/10/2022 Partizani-Tirana 0-2; 21/12/2022 Tirana-Partizani 0-1; 06/03/2023 Partizani-Tirana 2-0; 17/05/2023 Tirana- Partizani 1-1; 19/10/2023 Partizani-Tirana 2-1; 3/12/2023 Tirana-Partizani 1-1; 16/02/2024 Partizani-Tirana2-1; 28/4/2024 Tirana Partizani 1-2/

ISH-ët – Portieri i kuq, Pano Qirko, ka një të shkuar me klubinbardheblu. E njëjta gjë vlen edhe për drejtorin Abilaliaj dhe ndihmëstrajnerin Renaldo Kalari.

Sa i përket Tiranës, bardheblutëjanë riformatuar nga e para dhe asnjë nga lojtarët nuk regjistronnjë të shkuar si profesionist me Partizanin. I vetmi mes bardhebluve që ka veshur dikur fanellën e kuqe është trajneri BlendiShkëmbi, kur shkëlqente si mesfushor në stadiumet shqiptare.

DERBET E PAHARRUESHME – Takimi i parë mes Tiranësdhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e kuq”fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë derimë tani në derbi. 38 vite më vonë, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në njëndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave përlojën e bukur dhe batutën për “ndryshimin” e orarit të punës. Rezultati më i thellë i sezoneve të fundit është ai i vitit 2020,kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1, si shpagim për mbipesë vite pa fituar në duelet me Partizanin.

 

sfidanti.al