Serie A, Dekreti i Rritjes drejt rikthimit për të gjithë

Dekreti i Rritjes, që aplikonte një regjim të favorshëm fiskal për punëtorët që vendoseshin në Itali, duke përfshirë futbollistët, mund të rikthehet së shpejti për të ndikuar në lëvizjet në merkato të klubeve. Po, sepse ky përfitim, ende në fuqi vetëm për ata që e kanë përfituar që nga viti 2020 dhe 2023, mund të ri-zgjatet për të gjithë me një afat të ri. Pikërisht deri në vitin 2028 siç shkruan Corriere della Sera në stendat e gazetave sot.

Ai që po shtyn për rikthimin total të rregullit në botën e futbollit është Dario Damiani, drejtuesi i grupit të Forza Italia, në Komisionin e Buxhetit në Palazzo Madama. Në detaje, senatori ka paraqitur një amendament në Dekretin e Omnibusit aktualisht në diskutim. Nxitja, që klubet e pëlqejnë aq shumë, u mundëson lojtarëve që do të kalojnë në ligën më të mirë italiane që t’u ofrohet një pagë neto më e lartë. Një faktor që i bën klubet kryesore të Serie A më konkurruese në merkato.

Dekreti i Rritjes ishte i vlefshëm në sport për ata që kishin zhvendosur vendbanimin e tyre në Itali (deri më 31 dhjetor 2023) me angazhimin për të qëndruar në Bel Paese për të paktën dy vjet. Lukaku, tani te Napoli, dhe që mbërriti në Itali për herë të parë në 2019 për të veshur fanellën e Inter, ende po e shfrytëzon këtë rregull, pasi ligji origjinal kishte përfshirë dispozita të veçanta, të cilat nëse verifikohen, lehtësimi tatimor mund të zgjasë edhe për pesë vjet të tjera deri në maksimum dhjetë.

sfidanti.al