Kumari dhe veset, rrëfehet Sandro Tonali

Sandro Tonali, u rikthye në fushë pas një dënimi të gjatë prej 10 muajsh pasi u shpall fajtor për vënie bastesh. Tashmë, kur është aktivizuar në 3 ndeshje me ekipin anglez të Newcastle, ai është rikthyer të flasë për varësinë e tij ndaj lojërave të fatit, duke u shpreh se ka qenë një tjetër person. “Para këtij gabimi, unë kisha dy jetë, sepse isha shumë i mbyllur në vetvete dhe kurrë nuk bisedoja me njerëzit, gjithashtu në qendrën stërvitore dhe me stafin.

Tani është plotësisht ndryshe. Çdo ditë është më ndryshe, veçanërisht me stafin dhe bashkëlojtarët e mi, sepse është normale të bisedosh çdo ditë, është normale të kesh një marrëdhënie. Kur erdha në qendrën stërvitore, unë isha i njëjti person tani, me trajnerin, me stafin, me bashkëlojtarët e mi. Para këtyre 10 muajve, para vitit të kaluar, nuk e di, por është pak më ndryshe sepse isha një person tjetër. Unë isha dy njerëz të ndryshëm në jetën time dhe në futboll. Dhe tani unë jam vetëm një person, vetëm një. Më munguan 10 muajt e fundit, më mungoi futbolli, më mungoi stadiumi, të gjitha emocionet në fushë, por tani jam rikthyer, mendoj, me të vërtetë mirë”, është shprehur Tonali për Sky Sport.

sfidanti.al