Jasir Asani padyshim ishte njeriu i ndeshjes Gwangju-Jokohama. Skuadra e sulmuesit të Shqipërisë triumfoi me shifrat e thella 7-3 në ndeshjen e vlefshme për Championsin e Azisë. 3 nga golat u shënuan nga Asani, i cili dhuroi edhe një asist. Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” e ka vlerësuar futbollistin me notën e lartë 9.9. Nga 5 goditje, 4 i ka gjuajtur në portë, ndërkohë ka bërë 17 pasime të sakta nga 23. Një ndeshje perfekte kjo për Jasirin.
sfidanti.al