Van Persie, rekord negativ si trajner

Mbrëmja e 14 shtatorit të vitit 2024, do ta shoqërojë gjatë në karrierë, trajnerin Robin Van Persi, i cili përjetoi një makth, teksa skuadra e tij, Herenven, u mposht me rezultatin e thellë 9-1 nga Az Alkmar, në duelin e vlefshëm për javën e 5-të, të elitës së futbollit holandez. Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Mançester Junajtid, Robin Van Persie ka marrë drejtimin e skuadrës holandeze gjatë verë, teksa duket se kjo aventurë ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Gjithsesi sezoni është ende i gjatë dhe Van Persie do të ketë kohë për të korrigjuar gjërat përpara se situata të përkeqësohet. Herenven përfundoi i 11-ti në Eredivisie sezonin e kaluar përpara se të vendoste të emëronte Van Persie si trajner kryesor. Një fitore në katër ndeshjet e fundit, këto janë statistikat për ekipin e Van Persit.

sfidanti.al