Në Francë nuk kanë dyshime. Adrien Rabio, të të vijojë karrierë te Marseja. Nga raportimet e fundit bëhet me dije se ish-mesfushori i Juventusit ka arritur akordin total me skuadrën e De Zerbit ku do të firmosë për 2 vite. Gjatë merkatos, u përfol shumë për interesime nga klube “big”, por në fund Rabio, zgjodhi të surprizonte duke pranuar transferimin te Marseja. Mesfushori 29-vjeçar në të kaluarën është aktivizuar me klube të rëndësishme në futbollin europian si PSG dhe Juventus, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e Marsejës.
sfidanti.al