Alfonso Davies mbetet një nga emrat më të lakuar në shtëpinë e Bayernit. Mbrojtësit anësor i skadon kontrata në vitin 2025 dhe gjatë sesioneve të fundit të merkatove, ai është përfolur për një kalim te Real Madrid. Gjithsesi, për transferimin e kanadezit, asnjëherë nuk kanë qenë kushtet e duhura. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Los Blancos do të nisë vitin tjetër, një sulm për të siguruar shërbimet e tij. Ajo çka shton shumë optimizmin për finalizimin e një operacioni të tillë është dëshira e vetë Davies për t’u bashkuar me kampionët e Europës. Ai, në sezonin e kaluar, luajti 29 ndeshje.
sfidanti.al