Duket se pushimi i kombëtareve i ka bërë mirë Manchester United, pasi me rifillimin e kampionatit, “djajtë e kuq” rigjejnë fitoren në Premier Ligë. Të besuarit e Ten Hag kanë fituar 3-0 në transfertë përballë Southampton në sfidën që hapi javën e katërt të kampionatit anglez. Vendasit kanë mundësinë që të kalojnë në avantazh, por Archer gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Pak minuta më vonë është Matthijs de Ligt ai që shënon për United. “Djajtë e kuq” dyfishojnë shifrat me Marcus Rashford që në pjesën e parë. Në minutat shtesë të takimit është Alejandro Garnacho, ai që shënon edhe golin e tretë për miqtë dhe vulos këtë fitore të Manchester United.
sfidanti.al