Haman e konsideroi si lojtar egoist, Bajerni merr në mbrojtje Musiala

Prej ditësh po flitet për një rinovim të mundshëm të Jamal Musiala me Bayern-in, por për një specialist të futbollit gjerman siç është Didi Hamann klubi bavarez duhet ta largojë dhe të afrojë në vend të tij Flo Wirtz. “Nuk më duken me vend kritikat e bëra ndaj Jamal Musiala. Ai është një lojtar fantastik. Në vende të tjera kur shikojnë një talent si Musiala ekzaltohen dhe të gjithë e vlerësojnë. Duhet të jemi të gëzuar që kemi një lojtar të këtyre përmaseve”, tha drejtori sportiv i Bayern-it, Christoph Freund. Përkrah Musialës doli edhe trajneri bavarez, Kompany. “Mendoj se ai do të bëhet njëri mes lojtarëve më të mirë të globit”, tha 38-vjeçari.

sfidanti.al